Mësoni 5 përfitimet shëndetësore të kosit

Kosi dhe jogurti janë superushqimi që nuk e keni vënë re në kuzhinën tuaj. Ju njohim me pesë përfitimet shëndetësore të jogurtit: Është i mbushur me lëndë ushqyese thelbësore Jogurti është i pasur me kalcium, disa vitamina B dhe minerale. Vetëm një filxhan i ofron gjysmën e nevojave ditore për kalcium. Ai është i mbushur…

Lifestyle

19/08/2023 23:04

Kosi dhe jogurti janë superushqimi që nuk e keni vënë re në kuzhinën tuaj.

Ju njohim me pesë përfitimet shëndetësore të jogurtit:

  1. Është i mbushur me lëndë ushqyese thelbësore

Jogurti është i pasur me kalcium, disa vitamina B dhe minerale. Vetëm një filxhan i ofron gjysmën e nevojave ditore për kalcium. Ai është i mbushur me vitamina B të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Jogurti po ashtu është i pasur me fosfor, magnez dhe kalium.

  1. Është i pasur me proteina

Proteina e rrit prodhimin e hormoneve që ju tregojnë se jeni të ngopur. Kjo ndihmon në rregullimin e oreksit tuaj dhe më tej ju ndihmon të humbni peshë.

  1. Është i mirë për zemrën

Jogruit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe rrit lipoproteinën me dendësi të lartë.

  1. Mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës

Joguri është i pasur me kalcium, fosfor dhe kalium. Të gjitha këto janë esenciale për shëndetin e mirë të kockave dhe ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës.

  1. Ndihmon në forcimin e sistemit imunitarë

Jogurti përmban probiotikë. Probiotikët ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Ato gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e ftohjes së zakonshme. Vitaminat dhe mineralet e saj gjithashtu ndihmojnë në rritjen e imunitetit.