Ka stil të veçantë, portieri “kuqezi” Andrea Hoxha i gatshëm të dhurojë spektakël me Ballkanin
Portieri shqiptar, Andrea Hoxha po kalon momente fantastike me ekipin e Ballkanit në garat e UEFA-s, ku kjo e fundit siguroi edhe kualifikimin në raundin tjetër të Conference League. Hoxha është një portier klasi që ngjason me lojën e Andrea Onana, që së fundmi u transferua edhe në Premier League te Manchester United, shkruan Lajmi.net…
Sport
Portieri shqiptar, Andrea Hoxha po kalon momente fantastike me ekipin e Ballkanit në garat e UEFA-s, ku kjo e fundit siguroi edhe kualifikimin në raundin tjetër të Conference League.
Hoxha është një portier klasi që ngjason me lojën e Andrea Onana, që së fundmi u transferua edhe në Premier League te Manchester United, shkruan Lajmi.net
23-vjeçari si pak portier në botë, di të luajë shumë mirë me këmbë dhe kjo e karakterizon atë më së shumti, dhe sigurisht në futbollin modern, kjo po kërkohet më së shumti nga trajnerët e futbollit.
@_andreahoxha ⚽️?#save #goalkeeper #keeper #soccer #fyp ♬ Originalton – Andrea Hoxha
Në të kaluarën, Andrea Hoxha ka stërvitur edhe me yjet e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja (Chelsea) dhe Marash Kumbulla (AS Roma).
Ishte pjesë e klubit gjerman, Phonix Lubeck, por u bë i njohur nga rrjetet sociale – duke publikuar video të intervenimeve fantastike që ka bërë gjatë ndeshjeve të futbollit.
Ai pati oferta nga shumë skuadra tjerë në Europë, por vendosi të luaj dhe ta provojë Superligën e Kosovës dhe mezi po e pret fillimin e kampionatit gjatë muajit gusht./Lajmi.net/
View this post on Instagram