SC Gjilani mbetët vetëm si “hije”, një tjetër yll i ekipit largohet zyrtarisht

Skuadra e Gjilanit është në moment krize dhe rrezikon që sezonin e ri të luaj me lojtarë “juniora”, kjo për shkak të largimeve të shumta të yjeve. Përmes rrjeteve sociale, Mevlan Zeka ka njoftuar opinionin se ka lënë klubin e SC Gjilanit, shkruan Lajmi.net “Dua të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e Gjilanit.…

Sport

01/08/2023 18:48

Skuadra e Gjilanit është në moment krize dhe rrezikon që sezonin e ri të luaj me lojtarë “juniora”, kjo për shkak të largimeve të shumta të yjeve.

Përmes rrjeteve sociale, Mevlan Zeka ka njoftuar opinionin se ka lënë klubin e SC Gjilanit, shkruan Lajmi.net

“Dua të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e Gjilanit. Faleminderit gjithë stafit në krye me presidentin Florim Zuka”, shkruhet një pjesë e postimit të Zekës.

Kujtojmë që Zeka shumë shpejt e bënë të ditur edhe të ardhmen e tij, ku tashmë shumë oferta i ka në tavolinë.

Përveç Mevlan Zekës nga Gjilani është larguar edhe mbrojtësi Arbër Prekazi./Lajmi.net/