Tragjike, piloti i Formula Regional ndërron jetë pas një aksidenti të tmerrshëm

Piloti i Formula Regional European, Dilano van’t Hoff ka ndërruar jetë pas një aksidenti të tmerrshëm që e pësoi në pistën e lagësht të Spa-Francorchamps në Belgjikë. Holandezi ishte vetëm 18-vjeçar dhe ëndrronte që një ditë të hipte në Formula 1, pasi edhe cilësohej si një pilot i së ardhmes, shkruan Lajmi.net “We are so…

Sport

01/07/2023 13:36

Piloti i Formula Regional European, Dilano van’t Hoff ka ndërruar jetë pas një aksidenti të tmerrshëm që e pësoi në pistën e lagësht të Spa-Francorchamps në Belgjikë.

Holandezi ishte vetëm 18-vjeçar dhe ëndrronte që një ditë të hipte në Formula 1, pasi edhe cilësohej si një pilot i së ardhmes, shkruan Lajmi.net

Lajmin për vdekjen e pilotit a ka konfirmuar edhe faqja e Formula 1 përmes rrjeteve sociale.

“Jemi shumë të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e Dilano van’t Hoff sot në Spa-Francochamps. Dilano vdiq duke ndjekur ëndrrën e tij për të arritur në majat e motosportit”, shkruhet në njoftimin e Formula 1.