Novak Djokovic mbron mesazhin e tij: S’jam politikan, por kjo është më e pakta që mund të bëjë për Kosovën

Tenisti serb, Novak Djokovic dje bëri një skandal pas ndeshjes së tij në French Open, duke shkruar në ekranin e një kamere: “Kosova është zemra e Serbisë”. Për këtë shkrim kanë reaguar të gjithë, përfshi këtu edhe Federatat e ndryshme dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Lajmi.net Për këtë shkrim Djokovic ka folur për mediumet…

Sport

30/05/2023 16:15

Tenisti serb, Novak Djokovic dje bëri një skandal pas ndeshjes së tij në French Open, duke shkruar në ekranin e një kamere: “Kosova është zemra e Serbisë”.

Për këtë shkrim kanë reaguar të gjithë, përfshi këtu edhe Federatat e ndryshme dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Lajmi.net

Për këtë shkrim Djokovic ka folur për mediumet serbe dhe e ka mbrojtur këtë gjest skandaloz.

“Kosova është djemi ynë, kështjella jonë, qendra e gjërave më të rëndësishme. Ka shumë arsye pse e kam shkruar këtë në kamerë”, u përgjigj Novak Djokovic

Ai po ashtu tha se kjo që bëri dje është më e pakta.

“Unë nuk jam politikan, dhe nuk e kam ndërmend t’i futem politikës. Sigurisht që dhemb shumë ajo çfarë po ndodh në Kosovë. Dhe si i kanë larguar njerëzit tanë nga zyrat komunale. Kjo është gjëja më e paktë që mund të kisha bërë”, vazhdoi tutje 36-vjeçari.

Situata në Veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e rrëzikshme për shkak të protestave të shumta./Lajmi.net/