Akil Gjakova ndalet në çerekfinale, kërkon medaljen e bronztë

Akil Gjakova ka pësuar humbje në çerekfinale të Grand Prix të Austrisë. Xhudisti kosovar u mposht nga garuesi nga Moldavia, Adil Osmanov në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke vazhduar garën në repesazh për medaljen e bronztë. Kosovari në raundin e tretë e mposhti sllovenin Martin Hojak, në kategorinë deri në 73 kilogramë, përcjellë lajmi.net.…

Sport

26/05/2023 14:12

Akil Gjakova ka pësuar humbje në çerekfinale të Grand Prix të Austrisë.

Xhudisti kosovar u mposht nga garuesi nga Moldavia, Adil Osmanov në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke vazhduar garën në repesazh për medaljen e bronztë.

Kosovari në raundin e tretë e mposhti sllovenin Martin Hojak, në kategorinë deri në 73 kilogramë, përcjellë lajmi.net.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur në raundin e dytë xhudistin austriak, Herbert Wicker.

Në raundin e parë Gjakova e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Kujtojmë që edhe Loriana Kuka lufton për të bronztën, ndërsa Laura Fazliu është eliminuar nga gara./Lajmi.net/