Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix Austria
Xhudisti Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Prixit të Austrisë. Kosovari në raundin e tretë e mposhti sllovenin Martin Hojak, në kategorinë deri në 73 kilogramë, përcjellë lajmi.net. Në raundin e parë Gjakova e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar. Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur në…
Sport
Xhudisti Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Prixit të Austrisë.
Kosovari në raundin e tretë e mposhti sllovenin Martin Hojak, në kategorinë deri në 73 kilogramë, përcjellë lajmi.net.
Në raundin e parë Gjakova e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur në raundin e dytë xhudistin austriak, Herbert Wicker.
Paraprakisht Loriana Kuka kaloi në raundin e tretë të këtij turneu, ndërsa Laura Fazliu është eliminuar./Lajmi.net/