Gjest fantastik i Alba-s, largohet nga Barcelona për shkak të problemeve financiare

Jordi Alba ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni dhe kjo ndodh për shkak të problemeve financiare që ka kjo skuadër. Ashtu siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, mbrojtësi spanjoll vendosi t’i ndante rrugët me klubin katalunas për t’i ndihmuar atyre rreth problemeve financiare, shkruan Lajmi.net 34-vjeçari ka kontratë deri në…

Sport

24/05/2023 14:44

Jordi Alba ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni dhe kjo ndodh për shkak të problemeve financiare që ka kjo skuadër.

Ashtu siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, mbrojtësi spanjoll vendosi t’i ndante rrugët me klubin katalunas për t’i ndihmuar atyre rreth problemeve financiare, shkruan Lajmi.net

34-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024, por nuk do të marrë asnjë cent nga paga e tij që i takon.

Alba nga fundi i muajit qershor mund të lëvizë në çdo skuadër pasi ka dalë te “lojtarët e lirë”.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Jordi Alba zhvilloi 23 paraqitje në La Liga, duke i ndihmuar klubit të shpallet kampion, shënoi dy gola dhe bëri tre asiste.

Ai gjatë karrierës me klubin katalunas fitoi një Ligë të Kampionëve, gjashtë tituj të La Ligas dhe një Superkupë të Europës./Lajmi.net/