Real Madridi reagon ashpër pas fyerjeve raciste ndaj Vinicius Jr
Klubi mbretëror Real Madridi ka shprehur mbështetje maksimale për lojtarin e tyre, Vinicius Jr. Vinicius Jr është duke kaluar në një moment të vështirë në karrierë. Braziliani është cak i thirrjeve raciste në ndeshjet kur luan jashtë shtëpisë. Shumë lojtarë e ish-lojtarë kanë reaguar duke mbrojtur yllin e Realit. Së fundmi është edhe klubi mbretëror…
Sport
Klubi mbretëror Real Madridi ka shprehur mbështetje maksimale për lojtarin e tyre, Vinicius Jr.
Vinicius Jr është duke kaluar në një moment të vështirë në karrierë.
Braziliani është cak i thirrjeve raciste në ndeshjet kur luan jashtë shtëpisë.
Shumë lojtarë e ish-lojtarë kanë reaguar duke mbrojtur yllin e Realit.
Së fundmi është edhe klubi mbretëror që ka shprehur mbështetje për lojtarin e tyre.
Ata dënuan ashpër thirrjet që anësori i tyre po përjeton dhe paralajmërojnë që kjo punë do të shkojë deri në Prokurorinë e Shtetit.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë njoftimin e klubit:
“Real Madrid CF tregon neverinë e tij më të fortë dhe dënon ngjarjet e ndodhura dje kundër lojtarit tonë Vinícius Junior.
Këto fakte përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj modelit të bashkëjetesës së shtetit tonë të së drejtës social dhe demokratik.
Real Madrid konsideron se sulme të tilla përbëjnë edhe krim urrejtjeje, për këtë arsye ka bërë ankesën përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit, konkretisht në Prokurori kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të hetohen faktet dhe të qartësohen përgjegjësitë.
Neni 124 i Kushtetutës spanjolle përcakton funksionet e Prokurorisë Publike për të nxitur veprimin e drejtësisë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik.
Për këtë arsye dhe nisur nga serioziteti i ngjarjeve të ndodhura, Real Madridi i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, pa paragjykuar paraqitjen e tij si prokuror privat në procedimet që po nisin”./Lajmi.net/