Shumë i zhgënjyer, kamerat kapin momentin kur Rudiger largohet nga stadiumi “Etihad”

Skuadra e Real Madridit u eliminua mbrëmë nga faza gjysmëfinale e UEFA Champions League, pas humbjes 4 me 0 ndaj Manchester Cityt. Një ndryshim interesant në formacion u pa në fillim të ndeshjes, ku Carlo Ancelotti nuk e futi nga minuta e parë mbrojtësin gjerman, Antonio Rudiger, shkruan Lajmi.net Pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Chelseat, Rudiger…

Sport

18/05/2023 11:57

Skuadra e Real Madridit u eliminua mbrëmë nga faza gjysmëfinale e UEFA Champions League, pas humbjes 4 me 0 ndaj Manchester Cityt.

Një ndryshim interesant në formacion u pa në fillim të ndeshjes, ku Carlo Ancelotti nuk e futi nga minuta e parë mbrojtësin gjerman, Antonio Rudiger, shkruan Lajmi.net

Pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Chelseat, Rudiger u pa shumë i zhgënjyer duke lënë stadiumin “Etihad”.

Sigurisht që ai priti të startonte nga minuta e parë mbrëmë, edhe për shkak të paraqitjes fantastike që pati në ndeshjen e parë ndaj Cityt në “Santiago” ku “bllokoi” për mrekulli sulmuesin, Erling Haaland./Lajmi.net/