Armando Broja rikthehet në korrik, nuk rrezikon të paraqitet me Shqipërinë në qershor
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të rikthehet nga lëndimi në muajin korrik, kur Chelsea luan ndeshjet para-sezonale në Amerikë. Broja është rikthyer në stërvitje të lehta me Blutë e Londrës, dhe nuk do të jetë i gatshëm deri në muajin korrik, që lë të kuptohet që ai do t’i mungoj Shqipërisë në…
Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të rikthehet nga lëndimi në muajin korrik, kur Chelsea luan ndeshjet para-sezonale në Amerikë.
Broja është rikthyer në stërvitje të lehta me Blutë e Londrës, dhe nuk do të jetë i gatshëm deri në muajin korrik, që lë të kuptohet që ai do t’i mungoj Shqipërisë në ndeshjet e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, shkruan Lajmi.net
Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë jashtë fushës që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar ku u lëndua në një ndeshje miqësore ndaj Aston Villas. Ai iu nënshtrua një operacioni në gju, kurse tani është rikthyer në fushën e blertë me disa stërvitje të lehta.
Armando Broja do të jetë i gatshëm për ndeshjet miqësore të Bluve të Londrës gjatë muajit korrik dhe pritet të jetë një test i vështirë për të, pasi skuadra e Chelseat është duke kërkuar trajnerin e ri dhe ai duhet të punoj shumë për t’i rënë në sy atij.
Kujtojmë që është folur rreth Maurzio Pochettinos, që mund të ulet në stolin e Chelseat qysh nga fillimi i sezonit të ri./Lajmi.net/
Armando Broja is targeting a return to action for #Chelsea during their pre-season tour this summer. He is expected to be available for the friendlies in the United States.
[via @NizaarKinsella]https://t.co/yMSyQ6Xoay
— Absolute Chelsea (@AbsoluteChelsea) May 10, 2023