Gjyqtari Bjetullahu i padëshiruar nga klubet kosovare, edhe Malisheva reagon ndaj tij
Klubi i Malishevës ka dalë me një komunikatë zyrtare për ndeshjen e sotme. Ndeshja e xhiros së 33 vendosi përballë skuadrën e Dukagjinit me Malishevën. Malisheva humbi, pasi pësoi gol në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan lajmi.net. Pasi Prishtina kërkoi pak ditë më parë nga FFK-ja Mervan Bjetullahu mos të referojë ndeshjet e tyre,…
Sport
Klubi i Malishevës ka dalë me një komunikatë zyrtare për ndeshjen e sotme.
Ndeshja e xhiros së 33 vendosi përballë skuadrën e Dukagjinit me Malishevën.
Malisheva humbi, pasi pësoi gol në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.
Pasi Prishtina kërkoi pak ditë më parë nga FFK-ja Mervan Bjetullahu mos të referojë ndeshjet e tyre, ka reaguar ndaj tij edhe Malisheva.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë reagimin e klubit.
“REAGIM NDAJ GJYKIMIT TË NDESHJES DUKAGJINI – MALISHEVA
Në ndeshjen e sotme mes Dukagjinit dhe Malishevës gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu me një referim subjektiv dhe skandaloz ndëshkoi rëndë skuadrën tonë.
Një skenë bizare ndodhi kur Mervani e përfundon ndeshjen në rastin vendimtar kur para zonës së rreptësisë faulohet ashpër lojtari ynë Drilon Hazrollaj, dhe në vend se të ndëshkoj me karton lojtarin e Dukagjinit, ai quditërisht e përfundon ndeshjen derisa ora tregonte edhe 35 sekonda lojë. Frika e tij se kjo gjuatje e lirë, nga një pozitë perfekte për të shënuar, mund të rezultonte në gol, ai merr vendimin më bizar që ka ndodhë në futbollin tonë duke e përfunduar lojën para kohe vetëm e vetëm që të mos realizohej gjuajtja e lirë.
Kjo ndeshje nuk është e vetmja ku gjykimi i Mervanit është subjektiv. Edhe në ndeshje të mëparshme ai me gjykimin e tij e ka dëmtuar rëndë skuadrën tonë. Mervani është i padëshirueshëm për Prishtinën për shkak se ka dëmtu. Ai është i padëshirueshëm për Ferizajin për shkak se e ka dëmtu, është i padëshirueshëm për Malishevës se e ka dëmtu!
Një gjë tjetër që ka qenë shumë evidente sot ishte koordinimi i referit kryesor me asistentët e tij dhe referin në VAR. Dukej se gjithçka ishte e përgatitur dhe me skenar për të nxjerrë rezultatin e dëshiruar për ta.
Lidhur me ndeshjen e sotme klubi do të bëj ankesë zyrtarë në FFK ndaj gjyqtarit Mervan Bejtuallahu dhe asistentëve të tij. Përveç që e dëmton futbollin, sjellja e Mervanit ka ngjallur indinjatë edhe të tifozët tanë dhe opinionin e gjerë në Komunën tonë përfshirë edhe zyrtarë publikë. Duke parë reagimet në opinion pas ndeshjes së sotme FC Malisheva nuk garanton për sigurinë fizike të Mervan Bejtullahut dhe trupit gjykues të takimit të sotëm.
Në videon më poshtë është vetëm një rast, nga shumë e shumë raste të tjera që tregon qartë lojën marciale të Dukagjinit të cilët nuk ndëshkoheshin, por në fakt inkurajoheshin nga referi”, shkruhej në deklaratën e klubit./Lajmi.net/