Ndeshja kundër Ferizajt ishte e veçantë për kapitenin e Dritës, Limani regjistron 300 paraqitje me fanellën gjilanase
Drita ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e 31-të kampionale në Superligën e Kosovës. Tre herë kampionët e Kosovës triumfuan 3:0 kundër Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net. Ballafaqimi kundër Ferizajt ishte e veçantë për kapitenin e Dritës, mbrojtësin Ardian Limani. Ky i fundit pikërisht në këtë ndeshje ka regjistruar…
Sport
Drita ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e 31-të kampionale në Superligën e Kosovës.
Tre herë kampionët e Kosovës triumfuan 3:0 kundër Ferizajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net.
Ballafaqimi kundër Ferizajt ishte e veçantë për kapitenin e Dritës, mbrojtësin Ardian Limani.
Ky i fundit pikërisht në këtë ndeshje ka regjistruar plot 300 paraqitje me fanellën e bardhekaltërve.
Pas përfundimit të ndeshjes, Limanit iu dhurua një fanellë nga klubi me numrin 300 që simbolizoi numrin e paraqitjeve me Dritën në karrierë.
Ndryshe, autor i golit të parë për vendasit ishte sulmuesi Ardit Tahiri. Ai shënoi në minutën e 80-të të përballjes, ndërsa goli u rishikua disa herë me sistemin VAR.
Kastriot Selmani i dha goditjen e dytë mysafirëve me një gol në minutën e 90-të, falë edhe gabimit të portierit Blend Bajraktari.
Krejt në çastet e fundit të ndeshjes, sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski shënoi golin e epilogut përfundimtar të ballafaqimit.
Me këtë fitore Drita rikthehet në vendin e parë me 63 pikë, dy më shumë se Ballkani që ka një sfidë me pak të luajtur. Ferizaj është i parafundit me 31 pikë gjithsej./Lajmi.net/