Zyrtare: Manchester United e “blindon” me kontratë të re Alejandro Garnachon
Alejandro Garnacho ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Manchester United. Lajmi është konfirmuar nga gjiganti anglez me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen e klubit, shkruan lajmi.net. 18-vjeçari me kontratën e re të nënshkruar do të jetë pjesë e “Djajve të Kuq” deri në qershor të vitit 2028. “Manchester United është i…
Sport
Alejandro Garnacho ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Manchester United.
Lajmi është konfirmuar nga gjiganti anglez me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen e klubit, shkruan lajmi.net.
18-vjeçari me kontratën e re të nënshkruar do të jetë pjesë e “Djajve të Kuq” deri në qershor të vitit 2028.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se Alejandro Garnacho ka nënshkruar një kontratë të re që do të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri më 30 qershor 2028” – thuhet ndër tjerash në komunikatën e Man United.
Anësori u shpreh i lumtur pas firmosjes së kontratës derisa tha se ëndërr e tij ka qenë të fitojë trofe me Man United.
“Kur iu bashkova këtij klubi të jashtëzakonshëm, ëndërroja të arrij debutimin tim, të luaja në Old Trafford, të shënoja golin tim të parë dhe të fitoja trofe”.
“Ndihem shumë krenar dhe i emocionuar që i kam përjetuar këto momente tashmë, së bashku me familjen time që më ka mbështetur në çdo hap”, tha Garnacho për faqen zyrtare të klubit.
Alejandro Garnacho është produkt i akademisë së futbollit të Manchester United. Ai shihet si e ardhmja e ndritur e kësaj skaudre./Lajmi.net/