“Majmun” – Tifozët e Gironas me thirrje skandaloze, Vinicius ua mbyll gojën në këtë mënyrë
Mbrëmja e të martës (dje) ishte e gjitha për t’u harruar për futbollistin e Real Madridit, Vinicius. Si për të mos mjaftuar rezultati përfundimtar 4:2, sulmuesit brazilian u përballet edhe me thirrjet rraciste të tifozerisë kundërshtare. Në momentin që lojtari i Real Madridit shënoi golin që i çoi shifrat në 2:1, i gjithë stadium në…
Sport
Mbrëmja e të martës (dje) ishte e gjitha për t’u harruar për futbollistin e Real Madridit, Vinicius.
Si për të mos mjaftuar rezultati përfundimtar 4:2, sulmuesit brazilian u përballet edhe me thirrjet rraciste të tifozerisë kundërshtare.
Në momentin që lojtari i Real Madridit shënoi golin që i çoi shifrat në 2:1, i gjithë stadium në mënyrë skandaloze nisi të thërriste në kor “majmun”.
Një veprim që nuk është pritur mirë nga Viniciusi, i cili mes nervave i ka dhënë kundërpërgjigjen e tij tifozëve.
Braziliani është fokusuar nga kamerat duke prekur stemën e trofeut të Kupës së Botës për Klube, duke i dhënë mesazhin të pranishmëve në tribuna se është në majën e futbollit botëror dhe se thirrjet fyerëse nuk e ndalin në rrugën e tij.
Mëposhtë mund ta shikoni momentin në fjalë./Lajmi.net/
?[RACISME] L’attaquant brésilien du Real Madrid, Vinicius Junior, a de nouveau été la cible de cris racistes mardi lors du match face à Girona. Cette fois-ci, c’est quasiment tout le stade qui criait “mono”, “mono”, ce qui signifie《singe》en espagnol. #racism #Viniciusjunior pic.twitter.com/sEP8vcAQdI
— LSI AFRICA (@lsiafrica) April 26, 2023