Liverpooli deklason Leedsin dhe vazhdon ‘ëndrrën’ për një vend në garat evropiane

Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Leeds. ‘Reds’ fituan me lehtësi, 6:1 ndaj Leeds, në kuadër të xhiros së 31 në Premier Ligë, transmeton lajmi.net. Ata fillimisht shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Në minutën e 35; ishte Cody Gakpo, i cili pas një gabimi nga Leeds konkretizoi…

Sport

17/04/2023 22:52

Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Leeds.

‘Reds’ fituan me lehtësi, 6:1 ndaj Leeds, në kuadër të xhiros së 31 në Premier Ligë, transmeton lajmi.net.

Ata fillimisht shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë.

Në minutën e 35; ishte Cody Gakpo, i cili pas një gabimi nga Leeds konkretizoi në gol.

Më pas një aksioni i ndërtuar mirë nga ‘Reds’ prodhoi golin e dytë, që u realizua nga Mohamed Salah.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:0.

Në 45 minutat e tjerë u shënuan edhe pesë gola.

Fillimisht ishin vendasit që tundën rrjetën e Alisson Becker, për të ngushtuar epërsinë në 2:1.

Në minutën e 47 shënoi Sinsterra për Leeds.

Megjithatë, Liverpooli u kundërpërgjigj, duke çuar në 3:1 më pas rezultatin.

Në të 52’ ishte Diogo Jota ai i cili realizoi.

Më pas një aksion perfekt në gol e konkretizoi kush tjetër pos Salah, në minutën e 64’ të ndeshjes.

Në minutën e 73’ Jota shënoi një supergol, kurse në minutat e fundit të ndeshjes shënoi Darwin Nunez, i cili vulosi gjithçka për rezultatin final 6:1.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli qëndron në pozitën e tetë, me nëntë pikë më pak se vendi i katërt që të çon direkt në Ligën e Kampionëve.

Kurse, Leeds në anën tjetër pozicionohen në vendin e 16 me vetëm 29 pikë, dy më shumë se zona e rrezikshme e tabelës./Lajmi.net/