Benzema me agjërim, shënon hat-trick për shtatë minuta

Skuadra e Real Madridit po fiton thellë 4 me 0 ndaj Valladolid në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të të La Liga-s. Golat filluan nga minuta e 23’të, ku shënoi futbollisti brazilian, Rodrygo pas asisitit të Asensios, shkruan Lajmi.net HAT-TRICK FOR BENZEMA IN 7 MINUTES!!! pic.twitter.com/AKoUpx1ayP — Mikael Madridista (@MikaelMadridsta) April 2, 2023 Më…

Sport

02/04/2023 16:03

Skuadra e Real Madridit po fiton thellë 4 me 0 ndaj Valladolid në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të të La Liga-s.

Golat filluan nga minuta e 23’të, ku shënoi futbollisti brazilian, Rodrygo pas asisitit të Asensios, shkruan Lajmi.net

Më pas tre golat për ekipin e Carlo Ancelottit i shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema – në minutat, 29’të, 32’të dhe 36’të.

Kujtomë që Benzema është me agjërim gjatë këtij muaji të Ramazanit./Lajmi.net/