Arteta dhe Saka rrëmbejnë çmimet e më të mirëve të muajit në Premierligë

Premierliga ka vazhduar me ndarjen e çmimit për trajnerin dhe lojtarin më të mirë të muajit, ku të dy çmimet kësaj radhe shkojnë te lideri aktual, Arsenali. Mikel Arteta është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në Premierligë, pasi që udhëhoqi Arsenalin drejt një bilanci perfekt të rezultateve. Arteta e ka ndihmuar Arsenalin…

Sport

31/03/2023 14:57

Premierliga ka vazhduar me ndarjen e çmimit për trajnerin dhe lojtarin më të mirë të muajit, ku të dy çmimet kësaj radhe shkojnë te lideri aktual, Arsenali.

Mikel Arteta është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në Premierligë, pasi që udhëhoqi Arsenalin drejt një bilanci perfekt të rezultateve.

Arteta e ka ndihmuar Arsenalin që të thellojë diferencën e pikëve si lider i tabelës, tetë pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë.

Në garë për këtë çmim, Arteta mposhti kolegët e tij si Roberto De Zerbi, Unai Emery dhe Pep Guardiolën.

Ndërkaq, çmimin për lojtarin më të mirë të muajit mars e fitoi lojtari i Arsenalit, Bukayo Saka. Ylli anglez regjistroi tre gola dhe dy asistime në katër paraqitje, duke e ndihmuar Arsenalin ta fitojë çdo ndeshje të muajit mars.

Në garë për këtë çmim, Saka mposhti Alexander Isak, Alexis Mac Allister, Tyrone Mings, Mohamed Salah dhe Leandro Trossard.