‘Pirati’ i Mallorcas, Vedat Muriqi arrin në Kosovë

Sulmuesi, Vedat Muriqi ka arritur sot në Kosovë për ndeshjet para kualifikuese për në Kampionatin Evropian. Muriqi sot ka arritur në Kosovë dhe do fillojë përgatitjet për ndeshjet e këtij muaji. Kosovari po tregon formë fenomenale me klubin e Mallorca, duke qenë vendimtar. Deri më tani ai ka shënuar plot 11 gola në La Liga,…

Sport

21/03/2023 10:26

Sulmuesi, Vedat Muriqi ka arritur sot në Kosovë për ndeshjet para kualifikuese për në Kampionatin Evropian.

Muriqi sot ka arritur në Kosovë dhe do fillojë përgatitjet për ndeshjet e këtij muaji.

Kosovari po tregon formë fenomenale me klubin e Mallorca, duke qenë vendimtar.

Deri më tani ai ka shënuar plot 11 gola në La Liga, transmeton lajmi.net.

E, forma e tij e mirë këtë sezon, pritet të ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet, ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Kujtojmë që Kosova luan në udhëtim te Izraeli më 25 mars, kurse më 28 mars pret në ‘Fadil Vokrri’ Andorran./Lajmi.net/