Zyrtare: City ‘blindon’ Julian Alvarezin, firmos kontratë të re
Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Julian Alvarez ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn. Futbollisti i cili luajti një rol të madh në triumfin e Kupës së Botës me Argjentinën, do të qëndrojë në “Etihad” deri në verën e vitit 2028, shkruan Lajmi.net Alvarez u transferua në Manchester në korrikun e kaluar nga River Plate. Ai…
Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Julian Alvarez ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn.
Futbollisti i cili luajti një rol të madh në triumfin e Kupës së Botës me Argjentinën, do të qëndrojë në “Etihad” deri në verën e vitit 2028, shkruan Lajmi.net
Alvarez u transferua në Manchester në korrikun e kaluar nga River Plate. Ai kishte shënuar 54 gola dhe 31 asistime në 122 ndeshje me klubin argjentinas.
“Ky është një moment shumë krenar për mua dhe familjen time. Për një klub si City që besoj tek unë, kjo është e mahnitshme”, u shpreh futbollisti argjentinas
Në 20 ndeshje sa ka zhvilluar Alvarez me Cityn gjatë këtij sezoni në Premier League, ka shënuar pesë gola./Lajmi.net/
Contract extension secured for our World Cup champion! ??@julianalvarezzz ✍️
— Manchester City (@ManCity) March 16, 2023