Akuzat ndaj Barcelonës, Real Madridi nesër mban mbledhje urgjente

Skuada e Real Madridit ka paralajmëruar mbledhje urgjente gjatë ditës së nesërme për të diskutuar në lidhje me akuzat që po i bëhen rivalit të tyre, Barcelona. Barcelona mund të përballet me sanksione të ashpra nëse vërtetohet fajësia e klubit në rastin e ryshfeteve ndaj gjyqtarëve. Dje, më 10 mars, u bë e ditur se…

Sport

11/03/2023 11:57

Skuada e Real Madridit ka paralajmëruar mbledhje urgjente gjatë ditës së nesërme për të diskutuar në lidhje me akuzat që po i bëhen rivalit të tyre, Barcelona.

Barcelona mund të përballet me sanksione të ashpra nëse vërtetohet fajësia e klubit në rastin e ryshfeteve ndaj gjyqtarëve. Dje, më 10 mars, u bë e ditur se prokuroria ka ngritur padi për pagesa të Barcelonës ndaj nënkryetarit të komisionit gjyqësor, Jose Maria Enriquez Negreira, shkruan Lajmi.net

Për shkak të kësaj situate, presidenti Florentino Perez ka thirrur një mbledhje urgjente për ta diskutuar këtë çështje.

“Nisur nga seriozitei i akuzave të bëra për Barcelonën dhe dy prej presidentëve të saj në dyshime të bazuara për korrupsion dhe marrëdhëniet e tyre me nënkryetarin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, presidenti ka vendosur të mbajë mbledhje urgjente”, shkruhet në njoftimin e Real Madridit.