E ardhmja e Kovacicit në pikëpyetje, mesfushori kroat mund të ndryshoj skuadër

Te skuadra e Chelseat pritet që gjatë afatit veror, menjhëerë pas përfundimit të këtij sezoni të ketë ndryshime të mëdha. Mesfushori kroat, Mateo Kovacic ende është në bisedime me klubin për të ardhmen e tij, shkruan Lajmi.net Gjatë një shkrimi nga Fabrizio Romano, tregon se lojtari nga Kombëtarja e Kroacisë mund të largohet nga Chelsea…

Sport

01/03/2023 09:45

Te skuadra e Chelseat pritet që gjatë afatit veror, menjhëerë pas përfundimit të këtij sezoni të ketë ndryshime të mëdha.

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic ende është në bisedime me klubin për të ardhmen e tij, shkruan Lajmi.net

Gjatë një shkrimi nga Fabrizio Romano, tregon se lojtari nga Kombëtarja e Kroacisë mund të largohet nga Chelsea gjatë verës, por kjo do të diskutohet gjatë këtij viti.

28-vjeçari ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024, por ndryshimet në ekipin e Graham Potter, mund të sjellin telashe te lojtari.

Përvec kësaj, Chelsea është në bisedime edhe me mesfushorin anglez, Jude Bellingham për ta sjellë atë në ekip gjatë verës./Lajmi.net/