Rudiger: Nuk kam përjetuar asnjëherë një natë të tillë, për fat të mirë isha në anën e duhur

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger ka folur për ndeshjen e mbrëmshme ku skuadra e tij arriti fitore të thellë, 5 me 2 ndaj Liverpoolit në fazën 1/18 e finales në UEFA Champions League. Gjermani u shpreh tejet i lumtur që skuadra e tij arriti fitore në stadiumin ‘Anfield’, shkruan Lajmi.net “Jam i çmendur, thjesht…

Sport

22/02/2023 12:20

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger ka folur për ndeshjen e mbrëmshme ku skuadra e tij arriti fitore të thellë, 5 me 2 ndaj Liverpoolit në fazën 1/18 e finales në UEFA Champions League.

Gjermani u shpreh tejet i lumtur që skuadra e tij arriti fitore në stadiumin ‘Anfield’, shkruan Lajmi.net

“Jam i çmendur, thjesht i çmendur. Nuk kam përjetuar asnjëherë një natë të tillë në futboll. Për fat të mirë këtë herë isha në anën e duhur”, u shpreh futbollisti gjerman

Ndeshja kthyese mes Real Madrid dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve zhvillohet gjatë muajit mars në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’./Lajmi.net/