Tottenham ‘ndihmon’ rivalin e qytetit, Arsenalin – ndal Man Cityn

Tottenham ka mposhtur Manchester City. ‘Spurs’ mposhtën 1:0 Cityn, shkruan lajmi.net. Tottenham kështu ndihmuan rivalin e qytetit, Arsenal, duke mos lejuar Cityn t’i afrohen në vetëm dy pikë atyre. Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi ylli i ‘Spurs’, Harry Kane. Pas një gabimi afër zonës nga Man City, përfituan Tottenham. Anglezi…

Sport

05/02/2023 19:24

Tottenham ka mposhtur Manchester City.

‘Spurs’ mposhtën 1:0 Cityn, shkruan lajmi.net.

Tottenham kështu ndihmuan rivalin e qytetit, Arsenal, duke mos lejuar Cityn t’i afrohen në vetëm dy pikë atyre.

Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi ylli i ‘Spurs’, Harry Kane.

Pas një gabimi afër zonës nga Man City, përfituan Tottenham.

Anglezi shënoi për 1:0 në minutën e 15′ të ndeshjes.

Harry Kane me golin e shënuar sot u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipin e tij.

Sulmuesi shënoi golin e tij të 267-të, duke thyer rekordin e Jimmy Greaves, i cili qëndroi për 53 vjet.

Më pas gjatë gjithë pjesës së parë Tottenham kishin iniciativën e golit, por më nuk shënuan.

Man City në anën tjetër ishin të rrezikshëm për portën e Hugo Lloris vetëm në një rast.

Riyad Mahrez goditi shtyllën pak minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në të mirë të Tottenham.

Pjesa e dytë ishte fenomenale, me të dy skuadrat shumë aktive në lojë.

Kevin de Bruyne kishte mundësi të mirë, por gjuajti jashtë.

Tottenham gjithashtu krijuan raste të mira shënimi. Një kundërsulm i shpejt i ‘Spurs’ mund të vuloste gjithçka, por Harry Kane nuk arriti të devijojë në portën e Ederson.

Në anën tjetër ‘Citizens’ krijuan raste edhe me Julian Alvarez, i cili goditi mirë, por mbi portën e Lloris.

Në minutën e 87’ Christian Romero u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua duke lënë Tottenham me 10 lojtarë.

Me këtë fitore ‘Spurs’ ndodhen në vendin e pestë me 39 pikë.

Kurse City nuk arrin të ngushtojë epërsinë e Arsenalit në vetëm dy pikë, pasi pozicionohen në vendin e dytë me 45 pikë, pesë më pak se lideri./Lajmi.net/