Real Madridi fiton ndaj Valencias dhe vazhdon ndjekjen e Barcelonës

Real Madridi i rikthehet fitores në La Liga. Kampioni në fuqi mposhti 2:0 skuadrën e Valencias, shkruan lajmi.net. Ata kanë marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, teksa vazhdojnë ndjekjen e Barcelonës, megjithatë në këtë takim u lënduan dy lojtarë. Fillimisht Eder Militao, braziliani la fushën në minutën e 36’, kurse Karim Benzema u detyrua…

Sport

02/02/2023 22:59

Real Madridi i rikthehet fitores në La Liga.

Kampioni në fuqi mposhti 2:0 skuadrën e Valencias, shkruan lajmi.net.

Ata kanë marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, teksa vazhdojnë ndjekjen e Barcelonës, megjithatë në këtë takim u lënduan dy lojtarë.

Fillimisht Eder Militao, braziliani la fushën në minutën e 36’, kurse Karim Benzema u detyrua gjithashtu të largohet si pasojë e lëndimit pas 69’ minutave lojë.

E gjithë ndeshja u zhvillua në favor të Real Madridit.

Ata ishin kërkues për golin dhe krijuan rastet e tyre, por u mungoi konkretizimi në pjesën e parë.

Marco Asensio kishte dy mundësi të arta, në njërën reagoi portieri kundërshtarë, kurse tjetra u ndalë nga një mbrojtës i Valencias.

Pa përfunduar pjesa e parë Reali gjeti golin me Antonio Rudiger.

Gjermani realizoi me kokë pas një goditje nga këndi, por VAR e anuloi pasi sipas tyre Benzema kishte shkaktuar faull në sulm gjatë aksioni të golit.

Kështu pjesa e parë u mbyll 0:0.

Në 45 minutat e dytë Reali vazhdoi të kërkojë zhbllokimin e rezultatit.

Atë e arritën në minutën e 52’ me Asension. Spanjolli gjuajti fuqishëm nga jashtë zona dhe shënoi eurogol.

Por, iu deshën vetë tre minuta që ‘Mbretërit’ të dyfishojnë shifrat.

Pas një kundërsulmi ishte Vinicius Jr që realizoi dhe e çoi rezultatin në 2:0. Kjo ishte ndeshja e tij numër 200 me Realin, ndërsa numëron 50 gola gjithsej me klub.

Më pas ata kishin edhe raste të tjera me Luka Modric dhe Benzema, por që nuk realizuan.

Që nga minuta e 72’ Valencia mbetën me 10 lojtarë, pasi Gabriel Paulista u ndëshkua me kartonë të kuq.

Braziliani bëri një ndërhyrje të shëmtuar ndaj Vinicius dhe u përjashtua menjëherë nga loja.

Me këtë fitore Reali qëndron në vendin e dytë me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona që ndodhen në vendin e parë.

Kurse, Valencia pozicionohen në vendin e 14 me 20 pikë./Lajmi.net/