Sporting shumë afër nënshkrimit të Bellerin në formë huazimi
Hector Bellerini afër të largohet nga Barcelona. Mbrojtësi i Barcelonës, Bellerin raportohet se është shumë afër largimit nga ‘Blaugrana’ para mbylljes së afatit kalimtar dhe drejt Sportingut, transmeton lajmi.net. Kjo është sipas ‘The Athletic’, i cili raporton se Bellerin do t’i bashkohet skuadrës portugeze në huazim për pjesën e mbetur të sezonit si një zëvendësim…
Sport
Hector Bellerini afër të largohet nga Barcelona.
Mbrojtësi i Barcelonës, Bellerin raportohet se është shumë afër largimit nga ‘Blaugrana’ para mbylljes së afatit kalimtar dhe drejt Sportingut, transmeton lajmi.net.
Kjo është sipas ‘The Athletic’, i cili raporton se Bellerin do t’i bashkohet skuadrës portugeze në huazim për pjesën e mbetur të sezonit si një zëvendësim për Pedro Porro i lidhur me Tottenham.
Mbrojtësi mbërriti në ‘Spotify Camp Nou’ vetëm në verë, por nuk po gjen vetën nën drejtimin e Xavi Hernandez.
Ai ka bërë vetëm një fillim në La Liga dhe e ka kaluar shumicën e kohës në stol./Lajmi.net/