Gakpo flet për jetën në Liverpool dhe përballjen me Chelsean

Cody Gakpo beson se mirëkuptimi me shokët e tij të Liverpoolit po rritet pas çdo loje, pasi ai theksoi vendosmërinë kolektive të skuadrës për të fituar dhe për të treguar paraqitje të mira për tifozët. Holandezi mendon se fitorja në FA Cup kundër Wolverhampton u ka dhënë lojtarëve një motivim të rëndësishëm përpara ndeshjes të…

Sport

20/01/2023 14:50

Cody Gakpo beson se mirëkuptimi me shokët e tij të Liverpoolit po rritet pas çdo loje, pasi ai theksoi vendosmërinë kolektive të skuadrës për të fituar dhe për të treguar paraqitje të mira për tifozët.

Holandezi mendon se fitorja në FA Cup kundër Wolverhampton u ka dhënë lojtarëve një motivim të rëndësishëm përpara ndeshjes të së shtunës në Premier Ligë me Chelsean në “Anfield”, përcjell lajmi.net.

Gakpo iu bashkua Liverpoolit nga PSV Eindhoven në fillim të afatit kalimtar të janarit dhe ka qenë titullarë në tre ndeshjet e fundit për skuadrën e Jurgen Klopp.

Sulmuesi, i cili shënoi tre gola në pesë ndeshje për Holandën në Kupën e Botës, tani synon të japë kontribute për ndryshimin e lojës për klubin e tij të ri, dhe Gakpo është i bindur se paraqitjet e tij vetëm do të përmirësohen ndërsa ai ndërton marrëdhënie të mirë me shokët e tij të rinj.

“E ndjej që po vjen. Sigurisht, në një skuadër të re ju duhet t’i adaptoheni stilit të lojës dhe si lojtarët e tjerë luajnë rreth teje. Duhet që ta njihni njëri-tjetrin. Kjo është ajo që po mundohem ta bëjë dhe e ndjej se po përmirësohet çdo ndeshje, dhe do të jetë edhe më mirë në ndeshjen e radhës kundër Chelseat”, tha lojtari.

Gakpo e pranon se Premier Liga është një sfidë të re për të, por thotë se po e shijon stilin e futbollit anglez.

“Ndeshja është shumë e shpejtë dhe mua më pëlqen kjo. Diferenca më e madhe është shpejtësia e ndeshjes. Është më e shpejtë se sa që është në Erdivisie. Normalisht, te PSV ne e fillojmë aksionin dhe merr pak kohë deri te goli. Këtu, ne mundohemi ta gjejmë golin sa më shpejtë që është e mundur, në një aspekt të mirë, kundërshtari gjithashtu”, tha Gakpo.

Holandezi pritet të jetë titullarë me Liverpoolin nesër, kur e presin skuadrën e Chelseat në stadiumin “Anfield” me fillim nga ora 13:30./Lajmi.net/