Real Madridi ndalet nga Villarreal
Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në La Liga. ‘Mbretërit’ u mposhtën 2:1 në udhëtim te Villarreal, shkruan lajmi.net. Kështu kampioni në fuqi bën një hap para në garën për mbrojtjen e titullit. Gjatë gjithë takimit u zhvillua një ndeshje me intensitet të lartë. Topi ishte herë në njërën anë të fushë,…
Sport
Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në La Liga.
‘Mbretërit’ u mposhtën 2:1 në udhëtim te Villarreal, shkruan lajmi.net.
Kështu kampioni në fuqi bën një hap para në garën për mbrojtjen e titullit.
Gjatë gjithë takimit u zhvillua një ndeshje me intensitet të lartë.
Topi ishte herë në njërën anë të fushë, herë në anën tjetër.
Takimin më mirë e nisën Villarreal, pasi ishin më kërkues për golin.
Por, gjatë 45 minutave të parë nuk e arritën të realizojnë edhe pse raste të mira kishin.
Ata madje goditën edhe shtyllën gjatë pjesës së parë.
Në anën tjetër Reali filloi të këndellej, dhe krijonin rastet e tyre.
Vinicius Jr kishte mundësinë e artë për t’i dhënë epërsinë ‘Mbretërve’, por gjuajtjen e tij ia priti Pepe Reina.
Kështu pjesa e parë u mbyll 0:0.
Pjesa e dytë sërish nisi më mirë për vendasit, duke gjetur edhe golin mjaft herët.
Pas një gabimi në mesfushë, në minutën e 47’ Yeremi Pino shënoi një gol të bukur.
Real Madridi kishin mundësi të jashtëzakonshme për të barazuar gjithçka me Karim Benzema, por francezi me portën bosh nuk realizoi.
Megjithatë në zhvillimin e atij aksioni një lojtar i Villarreal kishte prekur topin me dorë dhe u akordua penallti në favor të ‘Los Blancos’.
I saktë këtë herë u tregua francezi i cili shënoi nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat në 1:1.
Më pas ndeshje vazhdoi të jetë edhe më interesante.
Në minutën e 63’ David Alaba preku topin me dorë në zonë dhe shkaktoi penallti për vendasit.
E, nga penalltia shënoi Gerard Moreno, duke i dhënë edhe njëherë epërsinë ekipit të tij.
Ekipi i Carlo Ancelottit më pas kërkonin përsëri të barazojnë dhe kishin disa mundësi, por që nuk arritën të bëjnë asgjë.
Me këtë humbje Real Madridi qëndron në vendin e dytë me 38 pikë.
Ndërsa, Villarreal ngjiten në pozitën e pestë me 27 pikë gjithsej./Lajmi.net/