Oliver Kahn tenton ta shpjegojë lëndimin e Neuer gjatë skiimit: Ai s’e dëgjon askënd

Oliver Kahn nuk është edhe aq i kënaqur me kokëfortësinë e Manuel Neuer. Portieri i kombëtares së Gjermanisë dhe skuadrës së Bayern Munich, Manuel Neuer ka thyer këmbën pak pas aventurës në Kupën e Botës, gjatë skiimit. Neuer ishte me pushime dhe si rekreacion zgjodhi skiimin. Jo gjithçka shkoi mirë. Sipas shpjegimit të Oliver Kahn,…

Sport

13/12/2022 17:21

Oliver Kahn nuk është edhe aq i kënaqur me kokëfortësinë e Manuel Neuer.

Portieri i kombëtares së Gjermanisë dhe skuadrës së Bayern Munich, Manuel Neuer ka thyer këmbën pak pas aventurës në Kupën e Botës, gjatë skiimit.

Neuer ishte me pushime dhe si rekreacion zgjodhi skiimin. Jo gjithçka shkoi mirë. Sipas shpjegimit të Oliver Kahn, Neuer s’e dëgjon askënd, prandaj edhe erdhi deri te lëndimi.

“Manuel vendosi të bënte pak pushim pas turneut. Ai kishte nevojë për pushim pas një stresi të tillë. Ai është aq adhurues i madh i skive alpine dhe shkoi në shpate. E di që ai ishte paralajmëruar disa herë se kishe shumë pak borë, gurët dilnin kudo dhe ishte e rrezikshme të hipësh, por Neuer nuk dëgjon kurrë askënd”, ka thënë drejtori i Bayern, Oliver Kahn, përcjell lajmi.net.

“Si pasojë, ekipet e shpëtimit e larguan nga mali, e transportuan me helikopter në spital ku iu nënshtrua një operacioni. E kemi humbur portierin para fundit të sezonit. Është e tmerrshme sepse ai është një nga më të mirët në botë. Një humbje shumë e rëndë për skuadrën. Por besojmë se rikuperimi do të shkojë mirë dhe rikthimi i tij, por tani për tani duhet të zgjidhim problemin e një zëvendësuesi. Por kjo është e përkohshme. Manuel do të kthehet”, shtoi ai.

Neuer pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Ai ka qenë zgjedhja e parë te Bayern edhe këtë edicion. /Lajmi.net/