Atletico duan më shumë sesa 100 milionë euro për të lëshuar kartonin e Joao Felix
Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix dëshmoi aftësitë e tij me paraqitjet në Kampionatin Botëror 2022, me fanellën e Portugalisë. Joao Felix ka pasur një rënie në karrierën e tij me Atletico Madrid, ndoshta edhe për shkak të taktikave të Diego Simeone. Por, Kupa e Botës 2022 dhe besimi i Santos në Felix, bëri që…
Sport
Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix dëshmoi aftësitë e tij me paraqitjet në Kampionatin Botëror 2022, me fanellën e Portugalisë.
Joao Felix ka pasur një rënie në karrierën e tij me Atletico Madrid, ndoshta edhe për shkak të taktikave të Diego Simeone.
Por, Kupa e Botës 2022 dhe besimi i Santos në Felix, bëri që lojtari të dëshmonte edhe një herë aftësitë e tij.
Lojtari lidhet me një largim të mundshëm nga Atleti qysh në muajin janar, por ‘Rojiblancos’ duan një shumë të majme.
Sipas Fabrizio Romano, Atletico Madrid duan më shumë sesa 100 milionë euro për ta lëshuar kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net.
Agjenti i Felix, Mendes është duke diskutuar me disa skuadra. /Lajmi.net/