Ten Hag për Ronaldon: Pas asaj interviste, ai do të largohej – nuk mund ta pranosh atë sjellje
Erik Ten Hag, në intervistën e dhënë së fundi në lidhje me situatën e Cristiano Ronaldos te Manchester United. Futbollisti u largua, pasi palët vendosën që ta ndërprejnë bashkëpunimin, ndonëse kontrata ia impononte të qëndronte edhe më gjatë. Holandezi u shpreh se ajo intervistë që portugezi bëri me Paul Merson ishte indikacioni kryesor se lojtari…
Sport
Erik Ten Hag, në intervistën e dhënë së fundi në lidhje me situatën e Cristiano Ronaldos te Manchester United.
Futbollisti u largua, pasi palët vendosën që ta ndërprejnë bashkëpunimin, ndonëse kontrata ia impononte të qëndronte edhe më gjatë.
Holandezi u shpreh se ajo intervistë që portugezi bëri me Paul Merson ishte indikacioni kryesor se lojtari nuk kishte më të ardhme në “Old Trafford”, transmeton lajmi.net.
“Ishte shumë e qartë se pas asaj interviste Ronaldo do të largohej, ne nuk e diskutuam këtë. Nuk mund ta pranosh atë sjellje”, tha fillimisht ai.
“Kur ai është në formë, ai është lojtar i mirë dhe mund të na ndihmonte t’i arrijmë objektivat. Është e qartë. Por ai nuk ishte në formë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/