Më në fund dikush në mbrojtje të Ronaldos – Ancelotti me lëvdata për portugezin

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është cak i shumë kritikave, pas intervistës së tij për Piers Morgan, ku lëshoi disa kritika për klubin e Man United. Ronaldo u kritikua edhe për sjelljen e tij pas zëvendësimit që trajneri i Portugalisë ia bëri në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, ndonëse trajneri mohoi të kishte ndonjë telashe. Gjithsesi,…

Sport

08/12/2022 13:36

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është cak i shumë kritikave, pas intervistës së tij për Piers Morgan, ku lëshoi disa kritika për klubin e Man United.

Ronaldo u kritikua edhe për sjelljen e tij pas zëvendësimit që trajneri i Portugalisë ia bëri në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, ndonëse trajneri mohoi të kishte ndonjë telashe.

Gjithsesi, anash shumë kritikave, së fundmi ka një reagim që i del në mbrojtje Ronaldos.

Është trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ai që dha komente pozitive për portugezin, duke thënë se ishte pikërisht CR7 ai që zgjidhte të gjitha problemet e tij te Reali.

“Nuk e di cili është problemi, ndoshta ai ndihet akoma sikur një 20-vjeçar, sepse ai ndihet mirë. Ai është kujdesur për trupin e tij gjatë gjithë karrierës, por rivaliteti është më i madh tani”, ka thënë Ancelotti, përcjell lajmi.net.

“Unë isha trajner i tij për dy vite dhe kurrë s’pata problem me të. Përkundrazi, ai zgjidhte problemet e mia. Ai shënoi një gol për ndeshje, si mund ta konsiderosh problem atë? Ai stërvitet mirë, kujdeset për detaje. Për mua, ishte e lehtë ta menaxhoja atë. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, shtoi trajneri italian.

Carlo Ancelotti dhe Cristiano Ronaldo bashkëpunuan te Real Madrid, ku i sollën klubit një numër trofesh. /Lajmi.net/