Inter dhe Napoli kanë kontaktuar agjentin e Kessie, Tottenham flasin direkt me Barcelonën
Tri skuadra janë vënë pas Franck Kessie, pasi ky i fundit lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Barcelonës. Mesfushori i Barcelonës, Kessie po lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’ dhe kjo bën që vëmendja për të të shtohet te disa skuadra. Sipas raportimeve të ‘Sport’, së paku tri skuadra…
Sport
Tri skuadra janë vënë pas Franck Kessie, pasi ky i fundit lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Barcelonës.
Mesfushori i Barcelonës, Kessie po lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’ dhe kjo bën që vëmendja për të të shtohet te disa skuadra.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, së paku tri skuadra janë vënë pas Kessie, përcjell lajmi.net.
Inter dhe Napoli raportohet të kenë kontaktuar agjentin e Franck Kessie, për një lëvizje të mundshme.
Në anën tjetër, edhe Tottenham Hotspur po bën hapat e nevojshëm. Madje, ata kanë kontaktuar direkt klubin e Barcelonës.
Spurs duan ta marrin lojtarin qysh në merkaton e janarit, në formë huazimi.
Ndërkohë, Xavi Hernandez thuhet të ketë takuar lojtarin, për t’i bërë me dije se kalkulon akoma në të. /Lajmi.net/