Befason Kosta Rika, mposht Japoninë – gjithçka e hapur në grupin E

Kombëtarja e Kosta Rikës ka lënë gjithçka të hapur në grupin E. Kosta Rika është kthyer te fitorja, pas humbjes 7:0 ndaj Spanjës, për të mposhtur Japoninë me rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net. Në një ndeshje ku 45 mintuat e para nuk treguan asgjë, ishin 10 minutat e fundit ato që ‘shpërblyen’ durimin e tifozëve. Kosta…

Sport

27/11/2022 12:53

Kombëtarja e Kosta Rikës ka lënë gjithçka të hapur në grupin E.

Kosta Rika është kthyer te fitorja, pas humbjes 7:0 ndaj Spanjës, për të mposhtur Japoninë me rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net.

Në një ndeshje ku 45 mintuat e para nuk treguan asgjë, ishin 10 minutat e fundit ato që ‘shpërblyen’ durimin e tifozëve.

Kosta Rika arriti të shënonte gol në minutën e 81’, me anë të Fuller, në atë që ishte goditja e parë në portë nga ta.

Në minutën e 89’, Japonia pati mundësi të artë për të barazuar, por Keylor Navas arriti të ndalte disi topin.

Gjashtë minutat shtesë nuk mjaftuan që japonezët të kthehen në lojë, duke bërë që tashmë gjithçka të mbetet e hapur në grupin E.

Në grupin E luajnë edhe Spanja e Gjermania. Spanja aktualisht ka 3 pikë kurse Gjermania 0, me nga një ndeshje të luajtur. Kosta Rika e Japonia, me nga 2 ndeshje kanë nga 3 pikë. /Lajmi.net/