E ardhmja e Gundogan te City varet edhe nga e ardhmja e Guardiolas – lojtari s’po nxiton për vendimin
Ilkay Gundogan është një nga lojtarët e Manchester City që akoma nuk e ka të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij në një plan më afatgjatë. Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan është në negociata të vazhdueshme me Manchester City, lidhur me të ardhmen e tij. Lojtari, sipas raportimeve të Florian Plettenberg, në…
Sport
Ilkay Gundogan është një nga lojtarët e Manchester City që akoma nuk e ka të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij në një plan më afatgjatë.
Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan është në negociata të vazhdueshme me Manchester City, lidhur me të ardhmen e tij.
Lojtari, sipas raportimeve të Florian Plettenberg, në aspektin kontraktual nuk është në nxitim, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2023, përcjell lajmi.net.
Plettenberg thotë se Gundogan e ka të rëndësishme të dijë se cili do të jetë vendimi i Pep Guardiola për të ardhmen në klub.
Negociatat mes Gundogan dhe Man City janë për një kontratë që do të zgjaste dy ose tri vite.
Vendimi i lojtarit nuk do të jetë i ditur deri në vitin 2023. Barcelona vazhdon të jetë shumë e interesuar për kartonin e tij. /Lajmi.net/