Spalletti: I lumtur që shmangëm PSG, Frankfurt janë fituesit e Europa League

Trajneri i Napoli, Luciano Spalletti ka komentuar shortin e Champions League. Sot është tërhequr shorti i Champions League, ku skuadra e Amir Rrahmanit, Napoli është vënë përballë Eintracht Frankfurt. Napoli rrezikoi të ishte përballë PSG, por shorti ishte me fat për ta. Kështu e sheh edhe trajneri i skuadrës, Luciano Spalletti. “Secili short është i…

Sport

07/11/2022 18:03

Trajneri i Napoli, Luciano Spalletti ka komentuar shortin e Champions League.

Sot është tërhequr shorti i Champions League, ku skuadra e Amir Rrahmanit, Napoli është vënë përballë Eintracht Frankfurt.

Napoli rrezikoi të ishte përballë PSG, por shorti ishte me fat për ta. Kështu e sheh edhe trajneri i skuadrës, Luciano Spalletti.

“Secili short është i vështirë në këtë nivel, edhe pse jemi të kënaqur që shmangëm PSG. Eintracht Frankfurt janë kampionët në fuqi të Europa League, që është kompeticioni i dytë më i madh në Evropë dhe janë mirë si skuadër”, ka thënë Spalletti, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, nuk do të jetë aspak e lehtë”, shtoi ai.

Napoli është përballur dy herë në të kaluarën me Eintracht Frankfurt, në vitin 1994 në raundin e 1/16 të Kupës UEFA. ‘Partenopei’ humbi ndeshjen e parë në Gjermani 1-0 dhe gjithashtu pësoi një humbje 1-0 në ndeshjen e kthimit në shtëpi. Ata do të shpresojnë të hakmerren në Champions League këtë sezon. /Lajmi.net/