Barcelona konsideron nënshkrimin e Gvardiol si zëvendësues të Pique

Ekipi i Xavi Hernandez po monitoron lojtarë për repartin e mbrojtjes. Barcelona tashmë është në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe ata kanë disa opsione. Së fundmi sipas ‘Fichajes’, ‘Blaugrana’ po shikon transferimin e Josko Gvardiol si zëvendësues të Gerard Pique, përcjell lajmi.net. Veterani spanjoll u tërhoq nga futbolli pasi luajti ndeshjen e tij të fundit…

Sport

07/11/2022 15:47

Ekipi i Xavi Hernandez po monitoron lojtarë për repartin e mbrojtjes.

Barcelona tashmë është në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe ata kanë disa opsione.

Së fundmi sipas ‘Fichajes’, ‘Blaugrana’ po shikon transferimin e Josko Gvardiol si zëvendësues të Gerard Pique, përcjell lajmi.net.

Veterani spanjoll u tërhoq nga futbolli pasi luajti ndeshjen e tij të fundit për katalanasit.

Gjigantët spanjollë po monitorojnë nga afër Josko Gvardiol nga RB Leipzig si zëvendësues i Pique.

Mbrojtësi i ri kroat ka impresionuar elitat anembanë Evropës me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe po shikohet nga afër edhe nga Chelsea./Lajmi.net/