Pique, i pakënaqur me situatën në Barcelonë – dëshiron të ndërrojë ambient
Gerrard Pique është thellësisht i pakënaqur me situatën që po përjeton ai në Barcelonë. Lojtari nuk është aspak i kënaqur me minutat e ofruara nga Xavi Hernandez, transmeton lajmi.net. Si rezultat i kësaj, spanjolli po e mendon seriozisht largimin nga katalunasit. Një çështje që shkundi jo pak raportet e Piques me drejtuesit ishte këmbëngulja e…
Sport
Gerrard Pique është thellësisht i pakënaqur me situatën që po përjeton ai në Barcelonë.
Lojtari nuk është aspak i kënaqur me minutat e ofruara nga Xavi Hernandez, transmeton lajmi.net.
Si rezultat i kësaj, spanjolli po e mendon seriozisht largimin nga katalunasit.
Një çështje që shkundi jo pak raportet e Piques me drejtuesit ishte këmbëngulja e lojtarit se nuk pranon assesi ulje page.
Mbetet të shihet nëse në vijim do të gjendet ndonjë gjuhë dakordimi, apo lojtari të ndërrojë ambient. /Lajmi.net/