Shakhtar nuk do t’ia dijë për ndonjë ofertë më të vogël se 85 milionë euro për Mudryck
Shakhtar Donetsk nuk do t’ia dijë për ndonjë ofertë më të vogël se 85 milionë funte për mesfushorin e tyre ofanziv, Mykhaylo Mudryck. Të paktën kështu raporton The Sun, sipas të cilës lojtari konsiderohet shumë i rëndësishëm për klubin dhe, në rast se do të lëshohet të shkojë, kjo nuk do të ndodhë për ndonjë…

Sport
Shakhtar Donetsk nuk do t’ia dijë për ndonjë ofertë më të vogël se 85 milionë funte për mesfushorin e tyre ofanziv, Mykhaylo Mudryck.
Të paktën kështu raporton The Sun, sipas të cilës lojtari konsiderohet shumë i rëndësishëm për klubin dhe, në rast se do të lëshohet të shkojë, kjo nuk do të ndodhë për ndonjë shumë dosido.
Skuadra më e interesuar për të është Arsenali, e cila po e monitoron që prej verës që lamë pas, transmeton lajmi.net.
Vetë ukrainasi tha se është i hapur për ndonjë lëvizje potenciale në Premier League, mirëpo kjo duhet të diskutohet gjatë merkatos.
Mbetet të shihet nëse londinezët do të kenë disponimin për ta paguar një shumë të tillë. /Lajmi.net/