Barcelona e sheh Kante pasues të Busquets

Barcelona e kërkon N`Golo Kante si pasues të denjë të Sergio Busquets. Sipas gazetarëve Albert Roge dhe Toni Juanmarti të Relevo, menaxhmenti sportiv dhe stafi i trajnerëve të Barcelonës kanë gjetur lojtarin për të zëvendësuar Sergio Busquets, behët fjalë për N’Golo Kante, transmeton lajmi.net. Edhe pse kontrata e Busquets skadon në qershor 2023, klubi beson…

Sport

28/10/2022 21:25

Barcelona e kërkon N`Golo Kante si pasues të denjë të Sergio Busquets.

Sipas gazetarëve Albert Roge dhe Toni Juanmarti të Relevo, menaxhmenti sportiv dhe stafi i trajnerëve të Barcelonës kanë gjetur lojtarin për të zëvendësuar Sergio Busquets, behët fjalë për N’Golo Kante, transmeton lajmi.net.

Edhe pse kontrata e Busquets skadon në qershor 2023, klubi beson se koha e 34-vjeçarit ka përfunduar në ‘Camp Nou’ dhe se ai duhet të shkarkohet në fund të sezonit aktual.

Si i tillë, ‘Blaugrana’ po eksploron tregun për lojtarët më të mirë për të zëvendësuar Busquets, dhe thuhet se e kanë ngushtuar listën në vetëm një lojtar, që është Kante.

Rikujtomë që edhe mesfushori francez ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2023./Lajmi.net/