Valverde ka gjasa të mungojë në ndeshjen ndaj Gironas për shkak të lëndimit

Fede Valverde ka gjasa të mungojë në ndeshjen ndaj Gironas për shkak të një lëndimi. Të paktën kështu raporton Diario AS, sipas të cilëve mesfushori ende nuk është rikuperuar plotësisht. Urugajani pati një duel me Papu Gomezin në ndeshjen ndaj Sevillas vikendin që lamë pas dhe për rrjedhojë ende nuk e ka marrë veten. Lojtari…

Sport

28/10/2022 14:24

Fede Valverde ka gjasa të mungojë në ndeshjen ndaj Gironas për shkak të një lëndimi.

Të paktën kështu raporton Diario AS, sipas të cilëve mesfushori ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Urugajani pati një duel me Papu Gomezin në ndeshjen ndaj Sevillas vikendin që lamë pas dhe për rrjedhojë ende nuk e ka marrë veten.

Lojtari pritet që nesër ta ketë një test, përpara se të vendoset për grumbullimin e tij.

Valverde, sidomos në këtë sezon, është tejet vendimtar për Real Madridin.

Në 11 ndeshje në La liga, ai e ka gjetur rrugën e rrjetës gjashtë herë dhe ka asistuar në një rast.

Impakti i tij u vërejt edhe në Champions League, ku, përpos detyrave si mesfushor, shënoi edhe një gol. /Lajmi.net/