19-vjeçari Ansu Fati fillon të bëjë probleme, kërkon më shumë minuta te Barcelona

Ansu Fati ka filluar të ‘bëjë punët tollovi’ te Barcelona. Ylli në rritje, Ansu Fati nuk është i kënaqur me hapësirat që ka në dispozicion këtë edicion. Xavi Hernandez nuk e ka anësorin startues të rregullt dhe kjo nuk po i pëlqen aspak 19-vjeçarit, të cilit Barca ia rriti vet egon kur ia dha fanellën…

Sport

27/10/2022 10:26

Ansu Fati ka filluar të ‘bëjë punët tollovi’ te Barcelona.

Ylli në rritje, Ansu Fati nuk është i kënaqur me hapësirat që ka në dispozicion këtë edicion.

Xavi Hernandez nuk e ka anësorin startues të rregullt dhe kjo nuk po i pëlqen aspak 19-vjeçarit, të cilit Barca ia rriti vet egon kur ia dha fanellën me numrin 10.

Sipas raportimeve të fundit, agjenti Jorge Mendes ka njoftuar Barcën se Fati mund të largohet nga klubi, nëse situata nuk ndryshon, përcjell lajmi.net.

Fati mund të largohet qysh në merakton e verës, nëse minutazhi për të nuk rritet.

Megjithatë, te klubi janë të qetë, pasi lojtari ka një kontratë valide deri në vitin 2027.

Klauzola për kartonin e Ansu Fati kushton 1 miliard euro. /Lajmi.net/