Lukaku mund të kthehet në fushë të shtunën ndaj Fiorentina – belgu merr dritën e gjelbër

Romelu Lukaku mund të kthehet në fushën e blertë, pak para Kupës së Botës. Sulmuesi belg, Romelu Lukaku i ka munguar skuadrës së Inter tash e disa javë, por duket se rikuperimi i tij është në fazën finale. Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sky Sport’, Lukaku ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor, përcjell…

Sport

20/10/2022 09:18

Romelu Lukaku mund të kthehet në fushën e blertë, pak para Kupës së Botës.

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku i ka munguar skuadrës së Inter tash e disa javë, por duket se rikuperimi i tij është në fazën finale.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sky Sport’, Lukaku ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor, përcjell lajmi.net.

Lojtari pritet të ftohet me skuadrën e Inter për ndeshjen ndaj Fiorentina.

Inter do të kërkojë tri pikët e radhës pikërisht përballë ‘Viola’, në ndeshjen që luhet të shtunën.

Mbetet të shihet nëse Simone Inzaghi do t’i jap minuta sulmuesit belg. /Lajmi.net/