Xavi: Pas humbjes në ‘Clasico’ atmosfera është sikur kur vdes një i afërm

Xavi Hernandez ka dhënë disa komente lidhur me disponimin e skuadrës së Barcelonës, pas dy dështimeve radhazi. Barcelona gaboi ndaj Inter për të minimizuar gjasat për kualifikim tutje në Champions League, kurse humbja në ‘El Clasico’ në vikend ishte një goditje e dytë, goxha e fortë për grupin. Xavi thotë se humbja ndaj Real Madrid…

Sport

20/10/2022 08:22

Xavi Hernandez ka dhënë disa komente lidhur me disponimin e skuadrës së Barcelonës, pas dy dështimeve radhazi.

Barcelona gaboi ndaj Inter për të minimizuar gjasat për kualifikim tutje në Champions League, kurse humbja në ‘El Clasico’ në vikend ishte një goditje e dytë, goxha e fortë për grupin.

Xavi thotë se humbja ndaj Real Madrid i dha një goditje të madhe disponimit të skuadrës. Siç thotë ai, gjendja është sikur në rast mortor. Këtë përfundim e nxjerr nga mesazhet që ka pranuar në telefon.

“Unë kam një telefon që duket sikur në rastet kur vdes një i afërm, nga të gjitha mesazhet inkurajuese që po i pranoj”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

Trajneri spanjoll dhe lojtarët e Barcelonës do të kenë mundësi të ndryshojnë situatën me një ndeshje të mirë sonte.

Barca sonte përballet me skuadrën e Villarreal, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/