Barcelona kërkon një mesfushor në janar – tri alternativa nga Premier League

Skuadra e Barcelonës është e interesuar të transferojë edhe një mesfushor në merkaton e janarit. Katalanët dështuan keq në Champions League, si dhe u mposhtën në ‘El Clasico’, për të afruar edhe një frymë të keqe në skuadër. Tani, klubi synon që në merkaton e janarit  të afrojë edhe një mesfushor tjetër, bën të ditur…

Sport

19/10/2022 10:24

Skuadra e Barcelonës është e interesuar të transferojë edhe një mesfushor në merkaton e janarit.

Katalanët dështuan keq në Champions League, si dhe u mposhtën në ‘El Clasico’, për të afruar edhe një frymë të keqe në skuadër.

Tani, klubi synon që në merkaton e janarit  të afrojë edhe një mesfushor tjetër, bën të ditur ‘Mundo Deportivo’, përcjell lajmi.net.

Tre emrat që prijnë listën e dëshirave të Barcës janë Youri Tielemans, Ruben Neves e Jorginho.

Jorginho i është ofruar klubit edhe më parë, kurse për Tielemans do të ketë garë më të ashpër, pasi atë e do edhe Arsenal.

Mbetet të shihet nëse Barca do të arrijë të marrë shërbimet e ndonjërit prej lojtarëve të përmendur nga MD. /Lajmi.net/