Alphonso Davies në radarin e Barcelonës

Emri i skuadrës së Barcelonës më së shpeshti po lakohet kur flitet për krizat ekonomike, por ata s’po dështojnë ta mbajnë vetën pjesë të spekulimeve të merkatos. Barcelona ishte në mesin e skuadrave që shpenzoi më së shumti para në merkaton e verës. Por, duket se pazaret s’kanë marrë fund aty. Sipas raportimeve nga e…

Sport

17/10/2022 16:20

Emri i skuadrës së Barcelonës më së shpeshti po lakohet kur flitet për krizat ekonomike, por ata s’po dështojnë ta mbajnë vetën pjesë të spekulimeve të merkatos.

Barcelona ishte në mesin e skuadrave që shpenzoi më së shumti para në merkaton e verës. Por, duket se pazaret s’kanë marrë fund aty.

Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle ‘Sport’, Barcelona ia ka vënë syrin super-yllit të Bayern Munich, Alphonso Davies, përcjell lajmi.net.

Kanadezi mund të transferohet te Barca në verën e vitit 2023, nëse gjithçka shkon sipas planeve të ‘Blaugrana’.

Thuhet se Barcelona mund të has në konkurrencë të fortë me rivalët e tyre të përbetuar, Real Madrid.

Bayern Munich pritet të bëjnë rezistencë maksimale në ofertat që shkojnë për Davies. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë rrugë që çon kanadezin në La Liga. /Lajmi.net/