Tchouameni: ‘Calma’ e Ronaldos kujtimi im i parë nga ‘El Clasico’

Tchouameni tregon se festimi ikonik i ‘Calma’ të Ronaldos është kujtimi i tij i parë nga ‘El Clasico’. Aurelien Tchouameni do të debutojë në ‘El Clasico’ këtë fundjavë dhe ai ka zbuluar kujtimet e tij të para për ndeshjen epike. “Kujtimi im i parë i ‘El Clasico’ ishte festimi i Ronaldos që kërkoi qetësi në…

Sport

15/10/2022 16:04

Tchouameni tregon se festimi ikonik i ‘Calma’ të Ronaldos është kujtimi i tij i parë nga ‘El Clasico’.

Aurelien Tchouameni do të debutojë në ‘El Clasico’ këtë fundjavë dhe ai ka zbuluar kujtimet e tij të para për ndeshjen epike.

“Kujtimi im i parë i ‘El Clasico’ ishte festimi i Ronaldos që kërkoi qetësi në Camp Nou”, pranoi Tchouameni.

Ronaldo e bëri festën ikonë teksa shënoi golin e fitores në një ndeshje të ngushtë mes të dyve në vitin 2012.

Francezi më pas foli edhe për takimi, duke thënë se do jetë një betejë e madhe kundër një ekipi të mirë siç është Barcelona.

“Do të jetë një betejë e madhe kundër një ekipi të mirë. Ne duhet të bëjmë gjithçka dhe të tregojmë cilësinë tonë për të fituar. Ne jemi Real Madrid dhe nuk duam të humbim asnjë ndeshje. Kemi ndjenja të mira dhe duam për të vazhduar kështu”, përfundoi ai.

Reali do mirëpres në ‘Bernabeu’ Barcelonën nesër, me fillim nga ora 16:15./Lajmi.net/