Barcelona mund të përballet me një katastrofë financiare – katalanët me një këmbë jashtë Champions League

Barcelona bëri një bast të madh me të ardhmen e saj. Presidenti Joan Laporta shkoi ‘All In’ në merkaton e verës, duke bërë shpenzime të mëdha për transferimet. Planet e Joan Laporta nuk po shkojnë sipas paramendimeve. Barca bëri shpenzime të mëdha, por duket se nuk do të mund të arkëtojë para nga UEFA, pasi…

Sport

13/10/2022 08:23

Barcelona bëri një bast të madh me të ardhmen e saj. Presidenti Joan Laporta shkoi ‘All In’ në merkaton e verës, duke bërë shpenzime të mëdha për transferimet.

Planet e Joan Laporta nuk po shkojnë sipas paramendimeve. Barca bëri shpenzime të mëdha, por duket se nuk do të mund të arkëtojë para nga UEFA, pasi pritet të eliminohet qysh në fazën e grupeve të Champions League.

Barazimi 3:3 në mbrëmjen e kaluar kundër Inter, bën që Barca të jetë me një këmbë jashtë, përcjell lajmi.net.

Kështu, të gjitha paratë që Barca kishte në dispozicion janë shpenzuar. Të gjitha levat ekonomike që mund të aktivizoheshin janë aktivizuar. Dhe me gjithë këto, Barca përsëri është pran Europa League.

Barca po bën punë të mirë në La Liga, por paratë “e vërteta” në futboll gjenerohen përmes Champions League, dhe Barca kësisoj do të humb miliona para me këtë largim të hershëm.

Dështimi për të arritur fazën e nokautit, pas një vere me kaq shpenzime, mund të sjellë një katastrofë ekonomike te Barca. Vënia e fatit të skuadrës në ‘lotarinë e verës’ duket se do t’i kthehet keq Laportas. /Lajmi.net/