Rrahmani lëndohet sërish – pritet të mungojë ndaj Ajaxit
Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani, ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë dhe pritet të mungojë në sfidën e Champions League ndaj Napolit. Mbrojtësi u lëndua në sfidën ndaj Cremonesses , transmeton lajmi.net. Lajmin se Rrahmani është lënduar e ka bërë të ditur edhe vetë klubi, përmes një njoftimi në Twitter, mirëpo nuk…
Sport
Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani, ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë dhe pritet të mungojë në sfidën e Champions League ndaj Napolit.
Mbrojtësi u lëndua në sfidën ndaj Cremonesses , transmeton lajmi.net.
Lajmin se Rrahmani është lënduar e ka bërë të ditur edhe vetë klubi, përmes një njoftimi në Twitter, mirëpo nuk e ka përcaktuar shkallën e këtij dëmtimi.
Ata janë mjaftuar duke thënë se kosovari ka filluar të rikuperohet.
Siç dihet, mbrojtësi ka qenë titullar i padiskutueshëm në këtë sezon te napoletanët.
Një mungesë e tij mund t’i kushtojë jo pak Luciano Spalletit i cili duhet të arrnojë një skemë mbrojtëse pa lojtarin. /Lajmi.net/