Lewandowski me fokus maksimal, analizon edhe gjyqtarët para takimit

Robert Lewandowski është një nga lojtarët që shihet të angazhohet më së shumti te Barcelona. Raportime të ‘Relevo’ bëjnë të ditur se stafi teknik i Barcelonës janë jashtëzakonisht të kënaqur me shprehitë e Lewandowski. Ylli polak punon më shumë sesa të gjithë lojtarët e tjerë në seancat stërvitore të klubit, përcjell lajmi.net. Po ashtu, gjithnjë…

Sport

11/10/2022 14:32

Robert Lewandowski është një nga lojtarët që shihet të angazhohet më së shumti te Barcelona.

Raportime të ‘Relevo’ bëjnë të ditur se stafi teknik i Barcelonës janë jashtëzakonisht të kënaqur me shprehitë e Lewandowski.

Ylli polak punon më shumë sesa të gjithë lojtarët e tjerë në seancat stërvitore të klubit, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, gjithnjë sipas ‘Relevo’, lojtari shpenzon shumë orë duke parë video të kundërshtarëve të ardhshëm.

Po ashtu, lojtari shkon shpesh në qendrën stërvitore në ditët e tij të pushim. Kurse, një gjë që çudit më shumë, është video-analiza që Lewandowski bën për gjyqtarët.

Lojtari polak e ka gjetur mirë veten e tij te skuadra e Barcelonës, në planet e Xavi Hernandez. /Lajmi.net/